U dënua me 10 vite burg, Klemend Balili kërkon pafajësinë

U dënua me 10 vite burg, Klemend Balili kërkon pafajësinë

Pas dënimit me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Kelmend Balili ka ankimuar vendimin duke kërkuar pafajësi. Sipas Balilit ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ngritura. Pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe seancën e parë.

Kujtojmë se në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria thotë se është i tiji, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Balilit. Për rrjedhojë, tha mbrojtja edhe personi që del në përgjime nuk është Kelmend Balili.

Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij. Por pavarësisht pretendimeve, treshja gjykuese në Shkallë të Parë e gjeti fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg. Kelmend Balili u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli tiranas: 29/05/2019 14:05

    Kriminelet dhe hajdutet ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)