U dënua me 6 muaj burg nga GJKKO se falsifikoi dokumentet për tu bërë pjesë e KPA, Luan Daci apelon vendimin

Luan Daci, zyrtari i parë i cili është dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka ankimuar vendimin në Apel.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Daci ka ankimuar vendimin e dënimit, ndërsa pritet që në vijim të fillojë procesi gjyqësor në Apel. Daci është dënuar për “Falsifikim dokumentesh”. GJKKO e gjeti fajtor, ndërsa dha dënimin me 6 muaj burg, i konvertuar në 12 muaj shërbim prove.

Luan Daci u dënua në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. Vetë Daci e kishte paralajmëruar apelimin e vendim që kur u mor vendimi nga GJKKO. 

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas, por tashmë ai është dënuar nga Gjykata.

Luan Daci

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen