U dënua për skandalin e CEZ-DIA, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kastriot Ismailajt! Mbeten të konfiskuara 5 milionë euro

U dënua për skandalin e CEZ-DIA, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kastriot Ismailajt! Mbeten të konfiskuara 5 milionë euro

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailajt për të rimarrë mbi 5 milionë euro që gjykata ia kishte të konfiskuara.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se llogaritë bankare ku janë konfiskuar miliona eurot ishin  në emër të Kastriot Ismailajt, nënës Lutfije Ismailaj dhe gruas së tij Vojsave, si dhe kompanisë ADC (ADRIATIC DEVELOPMENT CORPORATION LTD), një prej kompanive që ai përdorte për transfertat e parave që merrte nëpërmjet DIA.

Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milionë euro.

Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve kreu mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Sot iu refuzua rekursi nga Gjykata e Lartë, lidhjet e Kastriot Ismailajt me Ilir Metën

1561146770_metaberishaismailaj.jpg

Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, sipas të gjitha dëshmive ishte njeriu i besuar i Ilir Metës, aktualisht President i Republikës.  

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka akuzuar Ilir Metën se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq.

Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim serioz, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Ndërkaq, gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ndër të tjera ka rrëfyer se “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar