U dha 4 tituj korçarëve, Josa: U dënua gjithë futbolli shqiptar

 U dha 4 tituj korçarëve, Josa: U dënua gjithë futbolli shqiptar

Trajneri, Mirel Josa duke festuar me ekipin e Skënderbeut në fushë

Ish-trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, që i dha 4 tituj kampionë ekipit korçar, aktualisht trajner i ekipit Prishtina në Kosovë, është shokuar me vendimit të Komisionit të Disiplinës në UEFA, sipas së cilit, skuadra e Skënderbeut është pezulluar për dhjetë vjet pjesëmarrje në garat evropiane, ndërsa është dënuar edhe me një milion euro. “Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment. Ka dy vjet që jam shkëputur me Skënderbeun. Sidoqoftë, ky lajm është shumë i keq. Nëse UEFA vërtet ka fakte për ato që i ka thënë, atëherë duhet shikuar kush janë ata njerëz që kanë vepruar kundër ligjit. Kjo është një gjë shumë e keqe për futbollin në përgjithësi dhe për futbollin shqiptar në veçanti”, - është shprehur Josa. Në raportet e mëparshme të UEFA-s ishte përmendur edhe emri i tij, por Josa ka thënë se ndihet plotësisht i pastër dhe nuk brengoset fare çfarë shkruhet në medie.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 30/03/2018 12:55

    thjesht racista gjithmon europa plake me shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën