Ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës faturisti i OSHEE-sw në Pukë Bajram Hyseni, i dhunuar një muaj më parë në krye të detyrës.
 
Mësohet se 47-vjeçari u dhunua barbarisht ndërsa ishte në krye të detyrës në fshatin Iballë të Pukës.
 
Punonjësi i OSSHE ishte në një familje duke lexuar matësin e energjisë elektrike kur është goditur me mjete të forta nga shtetasi Pal Mirashi, 44 vjeç, i cili më pas është arrestuar nga policia.
 
Hyseni u transportua me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranës më 15 dhjetor 2015, aty ku ndërroi jetë mbrëmjen e sotme.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)