Forcat e policisë së kryeqytetit kanë çuar në Shkodër autorin e vrasjes së dy vëllezërve i cili u dorëzua gjatë mbrëmjes së kaluar.Esat Dushaj ka mbërritur në dhomat e paraburgimit në policinë e Shkodrës, me pranga në duar, pas më shumë se 3 ditëve në arrati që nga moment i kryerjes së vrasjes.
Ndonëse forca të shumta policie kishin nisur kërkimet intensive në zonën ku ndodhi ngjarja, Esat Dushaj erdhi në Tiranë për tu vetëdorëzuar, pasi ai mundi që të largohej dhe të udhëtojë nga zona e Postribës dhe malet e Dukagjinit, drejt Tiranës për t’u dorëzuar në Drejtorinë e Policisë.
Që nga dita e kryerjes së vrasjes, Esat Dushaj u kërkua intensivisht në zonë, por fakti që ai u dorëzua në Tiranë, ka ngritur dyshimet se ai qëndroi dje në Kamëz dhe negocioi me policinë para se të dorëzohej.
Burimet konfidenciale nga policia thonë se Esat Dushaj u dorëzua në Tiranë, pasi në Shkodër ai kishte frikë për jetën e tij, ndërkohë që armën e krimit e ka hedhur në afërsi të vendit ku qëlloi për vdekje dy vëllezërit, njëri prej të cilëve kishte refuzuar dhënjen e dorës së vajzës së tij, për tu martuar me Dushajn.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO