Lezhë/ Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg Ruben Saraiva! Portugezi: S'kam lidhje me ekzekutimin, në Shqipëri isha me pushime

“Kam qenë me pushime ne Shqipëri dhe nuk kam lidhje me vrasjen”. Kështu është shprehur para gjykatës Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-Prill në Shëngjin.

Portugezi i cili u ekstradua nga Maroku paraditen e së dielës, u njoh këtë të marte me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi që të qëndrojë në burg pa afat. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ai mësohet te jete shprehur se është njohur nga mediat me akuzat e ngritura ndaj tij, duke i kërkuar gjykatës që ti vihet në dispozicion dosja hetimore, ndërsa u përfaqësua në gjyq nga një avokat i caktuar nga shteti.

‘Prokuroria kërkoi masë arresti me burg. Deklarimi i tij ishte se nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe nuk kishte asnjë dokumentacion të ofruar nga prokuroria. Gjykata e garantoi se do të kishte në dispozicion gjithë fashikullin gjyqësor dhe ai rezervoi të drejtën të shprehet në një moment tjetër. Reagimi i tij ishte se ‘unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohem. Kam marrë dijeni nëpërmjet mediave jam arrestuar në Marok ku isha për punë të tjera. Jo nuk kam asnjë njohje as me atë as me ndonjë shqiptar. Ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur për pushime.’- u shpreh avokati i tij, Elton Laska.

Gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë portugezi Ruben Saraiva, u shoqërua nga forca te shumta policie për të garantuar sigurinë, ndërsa ai do te qëndrojë në paraburgim të sigurisë së lartë. Vendimi për ekstradimin e vrasësit të dyshuar me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth dy javë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në Marok rreth 7 muaj më parë. Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës.

Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 03/01/2024 00:06

    Ketij bytheziut ti jepni hotel jo me shume se 3 yje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit