Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Foto e Ruben Saraivas në Marok, me pranga në duar pret ekstradimin
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri të dielen e 31-dhjetorit.
Autori Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
Elvis Hila 30 Dhjetor 2023, 11:24 | Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 16:55
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri të dielen e 31-dhjetorit. Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së vrasësit është drejt fundit.
Report Tv ka siguruar foton e Ruben Saraivës në Marok me pranga në duar.
Sipas burimeve Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.
Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Ekzekutoi Ardian Nikulajn në Shëngjin, Report Tv siguron foton e vrasësit Ruben Saraiva në Marok, një ditë para ekstradimit drejt Tiranës
Report Tv ka siguruar foton e Ruben Saraivës në Marok, portugezit që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2022 në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se foto është bërë në momentin para se Ruben Saraiva të hipte në avion për t'u nisur drejt Shqipërisë ku pritet të mbërrijë ditën e nesërme pas vendimit të gjykatës Marokut për ta ekstraduar personin që dyshohet se ekzekutoi Nikulajn në Shëngjin.
Mos e sillni ne shqiperi ,po hidheni nga avioni ne mes te detit ta han peshkaqenet.
PërgjigjuMe mire ta sjellin qe t'ja nxjerrin shpirtin nga ... pak nga pak. Vrases me pagese qenia me e ndyre qe ekziston.