U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’

U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’

Makina e Klaudio Prendit pas atentatit dhe vrimat e plumbave në xhamin e shoferit

Tiranë- Ky në foto është automjeti luksoz “Mercedes G Class”, i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u ekzekutua pak pas mesnatës të së hënës, 19 Nëntor, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

I sekuestruar nga Policia e Tiranës si provë e rëndësishme materiale, ku janë kryer këqyrje nga ekspertët, dallohen qartë shenjat e plumbave në xhamin e shoferit, ku qitësit kanë pasur shënjestrën, si dhe në disa pjesë të tjerë të mjetit.

Klaudio Prendi, 30-vjeç, ndodhej në një lokal në zonën e “Xhamllikut” së bashku me miqtë e tij para se të ndodhte atentati.

Por sapo djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi hyri në automjet, autorët iu afruan paralel me një mjet tip “Audi A4”, me targa greke dhe filluan ta qëllojnë. Qitjet janë kryer me silenciator, pa dalë fare nga mjeti i tyre.

Autorët u larguan nga vendngjarja, teksa Prendi mbeti i plagosur rëndë, me një plumb në kokë dhe një në gjoks. Ai u dërgua nga miqtë e tij në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Pistat që po heton Policia dhe Prokuroria janë ato që lidhen me konfliktet e vjetra apo të mbartura nga jashtë vendit nga viktima. Gjithashtu edhe detyra si ish-gjyqtar i Krimeve të Rënda të babait të 30-vjeçarit.

Prendi sapo ishte kthyer nga Gjermania, por rezulton se ka qenë edhe në vende të tjera si Dubai dhe ato të BE-së. Pista më e mundshme mbetet ajo e borxheve.

1732269949_11.jpg

Klaudio Prendi dhe momenti i vrasjes, i filmuar nga kamerat

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)