U ekzekutua në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, 1 dekadë mes krimeve! Nga Fast Food- i në pronar i një resorti në Memaliaj

U ekzekutua në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, 1 dekadë mes krimeve! Nga Fast Food- i në pronar i një resorti në Memaliaj

Aleksandër Sadikaj

TIRANË- 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj i cili u ekzekutua mesditën e kësaj të shtune në një atentat të mirëorganizuar kundër tij, është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. I riu, kishte prindërit të divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij në Memaliaj ku dhe kishte biznesin, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në janar të 2022.

3 vite më parë, në korrik të 2019 ai ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçar nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Në 30 korrik mori dhe masën e sigurisë në mungesë "Arrest në burg" nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e ka mbyllur këtë dosje.

Ndërkohë, rezultonte ai autorë i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Sadikaj, përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.

27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, ku kalin e tij e quante "sheik".

Report Tv ka qenë sot në banesën ku ka jetuar më herët me prindërit e tij në Berat, dhe kanë pasur një Fast Food, ku kanë punuar si familje, por më pas janë zhvendosur në Tiranë. Ngjarja që ka shërbyer për largimin e tij nga vendlindja ka qenë arrestimi në 2011, pasi kishte vjedhur një dyqan për rimbushjen e celularëve. Nga sa e përshkruajnë fqinjët, 27-vjeçari ka qenë "i praptë" që bënte herë pas here sherre me bashkëmoshatarët e tij.

Nga Fast-Food, ai është bërë pronar një një super resorti në Memaliaj, me shtëpiza prej druri e pistë hipizmi, ku nata varion nga 40-100 euro. Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo, madje shihen edhe të fotografuar në resortin e tij të armatosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
U ekzekutua sot në Tiranë, viktima e quante veten 'sheik', në resortin e tij grupe djemsh të armatosur reklamoheshin në rrjete sociale

Të tjera foto kanë dalë që tregojnë më tepër për jetën që bënte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo. Në resortin e tij, shfaqen grupe djemsh të cilët një pjesë e tyre janë të armatosur, pjesë e një videoklipi dhe e reklamonin këtë edhe në rrjetet sociale. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".

Ora 17:00
Atentati në Tiranë/ Viktima pronar i një ferme të njohur në Memaliaj me pistë hipizmi, kishte prindërit e divorcuar

Aleksandër Sadikaj i cili është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë, rezulton pronar i një prej resorteve më të njohura në Memaliaj, i njohur si “Sancho Farm Albania”  i cili ishte hapur në janar të vitit 2022.

Ekstrakti në QKB

Ajo ishte një fermë me kuaj, e ndërtuar me disa shtëpiza druri me çmime që vijon nga 40 euro deri në 100 euro në natë. Aleksandër Sadikaj  nga Berati ishte zhvendosur në Memaliaj, në vendin e origjinës së  nënës së tij. Sadikaj  i kishte prindërit e divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".

 

B.K./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 12/06/2022 19:21

    Ky ka bere krime dhe e ka merituar elminimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat