Ardian Nezha Kryeprokurori i Elbasanit,  emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë nga Arta Marku ka dhënë sot dorëheqjen.

Prokurori Nezha konfirmoi për Report TV largimin e tij nga detyra.

Nezha ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me arsye shëndetësore, por sipas burimeve të Report TV, lëvizja e tij është taktike, pasi ai pritet të emërohet në një detyrë më të rëndësishme në Tiranë.  

Nezha kishte zëvendësuar me shumë bujë në Prokurorinë e Elbasanit, Dritan Ginën, për të cilin nisi edhe një hetim disiplinor, pasi theu urdhërin e Kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku për t'u larguar nga detyra.

Gina është bashkëshorti i Prokurores Rovena Gashi, e cila u zbrit gjithashtu nga detyra e Drejtores së Sekorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, fill pas ardhjes së Arta Markut në krye të këtij institucioni.

Gjatë këtyre muajve drejtimi në Elbasan, prokurori Nezha ka kryer disa operacione, ku më spikati me arrestimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve,arrestimin e gripit të tritolit dhe arriti të ndryshojë akuzat Shkëlzen Hasanpapaj, atentatorit të Çapjave, i cili ishte përgatitur të dërgohej në gjyq për kanosje dhe plagosje dhe jo për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.