U futën për të vjedhur, 3 persona torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi, burri lajmëroi policinë: Hajdeni grabitësit vranë gruan time

 U futën për të vjedhur, 3 persona torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi, burri lajmëroi policinë: Hajdeni grabitësit vranë gruan time

Detaje të reja dalin në sipërfaqe nga vrasja makabre e cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Greqi, ku 3 grabitës torturuan dhe mbytën vajzës 20-vjeçare pranë foshnjës së saj.

Fjalët e burrit të 20 vjeçares, 34 vjeçari Charalambos Anagnostopoulos kanë tronditur Greqinë.

 “Hajdeni! Grabitësit vranë gruan time.”, këto ishin fjalët e para që nxori nga goja 34 vjeçari, i cili pasi arriti të lirohej nga karrigia ku e kishin lidhur, skena e krimit që pa e tronditi.

Gruaja e jetës së tij, e shtrirë, pa frymë dhe foshnja pranë saj duke qarë pa pushim.

Në gjendje shoku dhe ende pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur, burri i viktimës ka folur për policinë lidhur me ngjarjen.

“Ishte pak para orës 5. Tre persona me maskë, bërtisnin dhe më kërcënonin duke mos folur pastër gjuhën greke. Më lidhën në karrige dhe më pas shkuar lart të gruja ime. Ata para se të iknin, morën edhe 15 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë të madhe.”, tha ai për policinë. 

Policia po heton në vendin e ngjarjes dhe në të njëjtën kohë po merr dëshmi nga fqinjët.


Lajmi kryesor:

U futën për të vjedhur, grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi (VIDEO)


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik