HIMARË- Peshëngritësi, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, Piro Dhima ka përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit nënën e tij, Lefterie Dhima, 75-vjeç, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Dhima ka mbërritur nga SHBA-ja ku dhe jetonte prej vitesh dhe mes lotëve, i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila vdiq e vetmuar në banesën e saj në Himarë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm një numër i vogël të të afërmish, në respekt të masave anti-COVID, ku shihen edhe teksa mbajnë maskën.
Dhima u vendos në qendër të kritikave ku u akuzua se ka braktisur nënën e tij, por në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se e ëma, si të gjuthë nënat shqiptare nuk kishte dashur që të shkonte në Amerikë, por që të jetonte në shtëpinë e saj.
Dhima shtoi se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë, kur mësoi lajmin e trishtë.
-
Kini pak njerzillek o njerez dhe I lini njerezit te qete ne hallet e tyre .Kjo eshte nje tragjedi personale e familjare e te tjeret s’kane asnje arsye te fusin hundet.Kjo qe i ndodhi kesaj zonjes i ka ndodhur apo mund ti ndodhe me mijera pleqve shqiptare te cilet rrojne te vetmuar sepse I kane femijet larg .
Përgjigju -
Po ca kampioni eshte ky maskara qe braktisi ate qe e lindi e i dha jete?? E lane si mos me keq ne vetmi ne mes te hicit...keshtu do ja bejne dhe ketij....bumerang eshte
Përgjigju -
Piro Dhima dhe Aleksander mund te mbehete ne viti 2025 deputete
Përgjigju -
Si do qofte ngushullime,eshte ndonje lapsus qe ai perifrazon "si gjithe ne nenat shqiptare...."sepse Dhima ka deklaruar qe eshte grek brez mbas brez dmth pasardhes i Homerit
Përgjigju











Komente
Komento