U gjobit se nuk respektoi masat anti-COVID, reagon për herë të parë Ermal Mamaqi: Kërkoj ndjesë, por dendësia nuk ishte më e madhe se në autobus

U gjobit se nuk respektoi masat anti-COVID, reagon për herë të parë Ermal Mamaqi: Kërkoj ndjesë, por dendësia nuk ishte më e madhe se në autobus

Aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka reaguar në lidhje me gjobën që mori pak ditë më parë, pas një aktiviteti të organizuar në një ambient të mbyllur, ku ishin shumë persona të cilët nuk po respektonin masat Anti-COVID.

Ermal Mamaqi i cili kërkon ndjesë, shkruan se trajnimi ishte parashikur për pak persona, por në të morën pjesë më shumë nga çfarë ishin planifikuar.

Po ashtu më tej aktori sqaron se dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

'Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit. Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit. Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese. Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time. Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare. Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.'- shkruan Mamaqi.

Kujtojmë sot një ditë më parë kryeministri Edi Rama, reagoi për herë të parë në lidhje me organizimin e aktorit, të cilën e cilësoi si një veprim të pafajshëm, megjithëse ende vijojnë që të mbeten miq me njëri-tjetrin.

Ishte kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, e cila tha se Ermal Mamaqi është gjobitur për aktivitetin e tij në ambiente të mbyllura, pasi u pyet nga gazetarët.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 15/07/2022 11:49

    Qe te vish ne spektakel apo koncertet e tua se di se kuptoj kush vin tek ty se vetem dhombet nxjerr si idjot .

    Përgjigju
  • Linza: 02/02/2021 17:27

    Po,sh e vërtetë!

    Përgjigju
    • Linzi: 03/02/2021 07:18

      Ti lonza do jesh nje nga ata qe mos ta gjobisnin di thoje ha qeverija nuk gjobig vipsat por fukarenjt

    • Leo: 02/02/2021 19:00

      Paske qene aty ti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë