Sean Cox, tifozi i Liverpool, I cili hyri në koma në vitin 2018 pasi u godit jashtë stadiumit nga një tifoz i Romës, do të ketë mundësinë të kthehet në Anfield këtë javë kur 'the reds' të luajnë kundër Manchester City.
Liverpool e ka ftuar babain e tre fëmijëve, i cili iu nënshtrua një terapie 18 mujore, për të ndjekur nga afër takimin. Për ngjarjen, tifozi i Romës i cili goditi në kokë Sean Cox u dënua me 3 vite e gjysëm burg në muajin shkurt.
Ngjarja ndodhi para ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Champions League, ndërsa për Cox në atë kohë u tha se u godit me çekiç në kokë, ç'ka i shkaktoi dëmtime në tru.