Zbardhet detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme te spitali "Shefqet Ndroqi"  ku u hodh nga dritarja e katit të 4 një 52 vjeçar duke gjetur vdekjen në vend.

Report Tv mëson se 52 vjeçari ishte me aftësi të kufizuara pasi i mungonte njëra këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 03:10. 52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.

Kujtojmë se ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku pacientët janë hedhur nga dritarja.