Rasti i tretë i vetëvrasjes te 'Sanatoriumi'! 52-vjeçari me COVID hidhet nga kati i katërt i spitalit! Drejtori i 'Shefqet Ndroqit': Pa shenja të rënduara psikologjike

TIRANË - Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele (1 nëntor) në kryeqytet.

Një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 03:10. 52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.

Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
U hodh nga kati i katërt i spitalit, drejtori i Shefqet Ndroqit: Nuk kishte shfaqur shenja të rënduara psikologjike! Ngushëllime familjarëve (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë ku një 52-vjeçar u hodh nga kati i katërt i Shefqet Ndroqi, ka reaguar spitali. Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroqi Perlat Kapisyzi deklaroi se pacienti nuk ka shfaqur shenja jo normale psikologjike.

"Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete. 53-vjeçari ishte shtruar në datë 25 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve  bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror. Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes. 
Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne"
- Kapisyzi.

E.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/11/2020 23:13

    Njerezit jane lodhur me kete semundje,po behet gati nje vit e s'ka fund dhe kur je dhe I infektuar eshte me keq Akoma.Nuk do ishte keq qe nje psikoanalist ti vizitonte pacientet,por edhe perfaqesues te besimeve te ndryshme mund te ndihmonin njerezit psikologjikisht.

    Përgjigju
    • sheqere: 02/11/2020 08:26

      Duhet te hetojne faktoret qe kontribuojne per keto akte veteflijuese. P.sh., sherbimi, paraqitja e infeksionit si fatalitet i pashmangshem, vendodhja disi e vecuar e spitalit, hitoria e individit etj. etj.

  • Urgjent: 01/11/2020 23:09

    Doreheqje drejtori i spitalit. Jeni me vete si e lejoni te kryej ende detyren e tij...! Apo se eshte doktor personal i te gjatit... turp

    Përgjigju
  • man: 01/11/2020 17:29

    Egziston mundesia e: ndonje vrasesi, maniaku, qe i shtyn nga dritarja.

    Përgjigju
  • Perlat: 01/11/2020 15:44

    Kapisyzi jep doreheqjen dhe qerrohu nga aty. E ka kush e ka fajin je ti drejtuesi. Drejtues dhe jo mjek (sepse per mjek te ha *utin ti)

    Përgjigju
  • Sula: 01/11/2020 15:18

    Gozhdoni dritaret o idiote,dhe vendosni kondicionere...

    Përgjigju
  • Ema: 01/11/2020 12:45

    Nje investigim i fort nuk ben dot asnjeri qe te zbulohen pse ndodhin? Un kisha mamin te shtruar nga ku dhe nuk u kthye me ne shtepi dhe ishte shum e shqetesua dolte te dilte se ju nuk e dini cme kan par syt ktu brenda thoshte dhe nga e shtruar me prekje te mushkrive bilaterare me tampon negativ nuk arriti te mbijetonte. Ma shpjegon dot njeri?

    Përgjigju
    • A. N.: 01/11/2020 13:54

      Tek infektivi, banjot me nje vrime pa asnje mundesi per tu mbajtur te moshuarit dhe pa dyer (ska kovid qe ngjit aty sepse ngordh ne vend). Mjeket e vjeter qendrojne verdalle neper korridore, nderkohe vetem ata te rinjt bejne sherbim. Uji nuk eshte 24ore por me orar. Po pate fatin dhe je ne nje kat te larte dhe arrin te hidhesh nga ndonje dritare ke shpetuar nje here e mire.

  • Bruno: 01/11/2020 12:33

    Ngushellime familles. Per aksidentin sbesoj se ka faj mjeku, eshte siguria e spitalit, pa barriera pas, dritare,njerezit shkojne ne spital per ndihme dhe ndihme eshte me ilaçe ose psikologjike, dhe pa i e kerkuar paradhenie. Por ky mjek arrogant a e dîn qe maska qe ka vene eshte vetem per te mbrojtur personin qe e mban. Maska FFP3, FFP2 filtrojne ajrin qe thithet dhe nxejrrin nga valvula anash ajer te pa filtruar.

    Përgjigju
  • Bes: 01/11/2020 12:05

    4 vetvrasje per 5muaj me ca po i trajtoni me Medikamente eksperimentale bejn prova me pacientet sa preferjon vetvrasje. Ose kushtet jane cnjerzore e ska sherbim. Prokuroriante hetoj stafin medikament drejtoret e institucioneve eshte e pa pranushme per nje spital kjo gjendje e denjt per burgjet te shekullit 17 po jo per spitale e 2020

    Përgjigju
  • Lexues: 01/11/2020 11:18

    Duhen analizuar keto raste se nuk eshte normale te kete kaq shume vetevrasje brenda nje kohe kaq te shkurter. Duhet te trajnohet sfafi qe te dalloje shenjat e depresionit tek pacientet. Duhen vene hekura neper dritare. Duhet pare a po u jepen mjaftueshem medikamente kunder dhimbjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit