U huazua nga Dinamo Zagreb, Vecaj lë përfundimisht Kroacinë për Teutën

U huazua nga Dinamo Zagreb, Vecaj lë përfundimisht Kroacinë për Teutën

Futbollisti i Teutës Uendi Vecaj pas firmosjes së kontratës 3- vjeçare

Mesfushori 22- vjeçar Uendi Vecaj i cili erdhi në janar në formë huazimi nga Dinamo Zagreb tek Teuta ka firmosur përfundimisht me zyrtarët. Ai nuk është më një lojtar i kampionëve të Kroacisë edhe pse aty nuk veshi kurrë fanellën e ekipit të parë por vetëm atë të ekipit të dytë. 

Shkodrani Vecaj i cili ka dalë nga akademia e Vllaznisë së Shkodrës në moshën 20- vjeçare u transferua tek Dinamo Zagreb. Këtë vit u huazua nga kroatët tek Teuta për 1 vit por durrsakët duket se janë bindur me aftësitë e mesfushorit shkodran. Madje ai ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me Teutën deri në vitin 2022.

Teuta pritet të jetë një nga pretendentet për titullin kampion këtë vit pas paraqitjes së mirë vitin e kaluar. Edhe pse pas eleminimit në Europa League nga klubi durrsak janë larguar shumë lojtarë të rëndësishëm si Isli Hidi, Gerhard Prognin, Tomislav Bushic dhe Tefik Osmani duket se të rinjtë janë të preferuarit e teknikut korçar Bledi Shkëmbi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!