TIRANË - Lihen të lirë dy efektivët e policisë të cilët u arrestuan pas arratisjes së një të kërkuari nga ambientet e komisariatit numër tre vetëm pak orë pasi ishte prangosur. Me vendim të Gjykatës së Tiranës, Arsela Hajdinaj dhe Bajram Elezi kanë fituar lirinë duke u caktuar për ta masa e sigurisë “hetim në gjendje të lirë”. Dy punonjësit e policisë u prangosën dy ditë më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në Policinë e Tiranës nën dyshimin për shpërdorim detyre.
Tre ditë më parë nga ambientet e këtij komisariati u arratis Bledar Zefi, 26-vjeçari nga Fushë-Arrëzi kërkohej nga drejtësia pasi ishte dënuar nga Gjykata e Xhenovas me 10 vjet burg për vjedhje me armë si anëtar i një bande kriminale që vepronte në shtetin fqinj.
Ndërsa kryheshin procedurat në dhomën e shoqërimit të këtij komisariati, Zefi i kërooi efektivëve ta shoqëronin për në tualet. Në këtë moment ai i ka shtyrë policët, duke mundur të dalë nga komisariati dhe të kapërcejë traun e gardhit që rrethon oborrin.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com