TIRANE-Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj që u prek nga Covid 19, në një postim në Facebook shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin. "Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19" thotë Brataj.
"Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: Nuk bëhet, pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit. Nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë" tha Skënder Brataj, që u infektua me koronavirus në datë 24 mars dhe prej asaj dite ndodhet në karantinë në shtëpi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Virozat e stinës/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e shifrave! Ata që kanë forma të lehta duhen trajtuar në banesë
22 Janar, 12:48
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
I nxehti afrikan/ Rritet numri i vizitave në spitale, Skënder Brataj tregon si të mbrohemi nga temperaturat e larta
24 Qershor 2024, 14:30
-
Urgjenca e QSUT nuk është rikthyer ende në funksion të plotë! Nuk punon salla e koronargrafisë as observimi
15 Qershor 2024, 11:33
-
200 raste në ditë! Alkool e drogë në timon, të rinjtë ‘mbushin’ Traumën, mjeku: S’ka kthim pas në jetën normale
11 Qershor 2024, 13:27
-
Ministrja Koçiu nga Vlora: Për herë të parë, flota me motoambulanca gjatë sezonit veror
18 Maj 2024, 11:31
-
U investuan 17 mln euro, Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim! Mjeku: Trauma e Sanatoriumi s'i përballon, qytetarët tek privati! Hije dyshimi, s'ka transparencë
22 Mars 2024, 14:43
-
Urgjenca e QSUT pjesërisht jashtë funksionit/ Rastet dërgohen tek Trauma dhe Sanatoriumi
13 Mars 2024, 11:54
-
Zjarri tek urgjenca e QSUT, prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për 'Shkatërrimi i pronës me zjarr'
2 Mars 2024, 09:29
-
Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë kërkon zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësit
19 Shkurt 2024, 12:17
-
Një ditë pas zjarrit, Urgjenca funksionon vetëm për rastet emergjente, pacientët e listë pritjes çohen tek Trauma e Sanatoriumi
12 Shkurt 2024, 12:43
lajm shume i mire..Shembulli me i mire i humanizmit dhe punes se palodhur te mjekeve tane. Shendet e jete te gjate te uroj doktor..
PërgjigjuMbare e mire doktor
PërgjigjuBravo doktor forca forca kurajo dhe besim
Përgjigju