Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.
Sipas hetimeve 62-vjeçari që rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme, dhe katër vite më parë ka qenë i dënuar nga Gjykata e Lezhës për të njëjtën vepër penale.
Ndërkohë në ditët e mëparshme policia thotë se ai kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.
Si pasojë e zjarreve në këtë zonë janë djegur një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon ende operacioni o shërbimit zjarrfikës për shuarjen e plotë të vatrave.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.
Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.
Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.
Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
keta jane patriotet qe djegin vendin e tyre
Përgjigju









Komente
Komento