Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë me 1 mln euro në pikën kufitare të Mendares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. 28-vjeçari është larguar në drejtim të Kosovës pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte 2 ditë pushimi, duke mos njoftuar fare eprorët e tij për daljen jashtë kufijve.

Ai prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë atje.

Sasia e konsiderueshme e parave që iu sekuestrua prej 1 milion eurosh, dyshohet se i përket dikujt tjetër, të ardhura nga aktivitetet kriminale. Kaziu dhe 2 personat e tjerë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj, po i trasnportonin paratë në mënyrë të paligjshme, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që destinacioni të ishte Tirana. Në vijim pritet kontakt me autoritetet kosovare për sqarimin e rrethanave të plota të përfshirjes së policit Kaziu.

Eurot e sekuestruara