Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të tij u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online.
Në cilësinë e provës materiale, në lokalin e K.K u gjetën 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.