Ekskluzive/ U kap me 20 kg kokainë në Itali, ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk ishte vetëm! Së bashku me nipin ndërronin vazot e luleve! U ‘fundosën’ nga pronari i fidanishtes

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ishte vetëm kur u arrestua nga policia italiane për trafik droge. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë me 27 maj 2022 dhe nëse kokaina që u kap nga policia italiane do të hidhej në treg, do të kapte vlerën rreth 1 milion euro. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur nga Grottamare. Karabinierët vunë re një furgon aty pranë dhe identifikuan dy shqiptarë, të cilët i ndoqën.

Kajmaku, së bashku me nipin e tij, kishin mbërritur në shtëpi me një makinë Volksëagen Polo, të punësuar, së bashku me familjarët, gjithsej katër persona.

Karabinierët kontrolluan shtëpitë e tyre në Ascoli por nuk gjetën asnjë gjurmë droge. Dajë e nip kishin blerë bimët e vogla në fidanishte por vendosën që të bënin ndryshim dhe t’i vendosnin në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes pa lëvizje të çuditshme dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kështu u bë i mundur arrestimi i Kajmakut dhe nipit të tij, por ende nuk dihet destinacioni i kokainës.

Kujtojmë se Kajmaku, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk” e ku merrej me “prodhim, shitje, tregim shumë e pakicë farash, fidanëve, pemëve frutore e dekorative, etj., punim i sipërfaqeve të gjelbërta, parqe, dekore urbane…”.

Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare.

Kush është Agim Kajmaku?

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:03
Del VIDEO nga operacioni për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku

Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku që u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij. Ata u fundosën nga pronari i fidanishtes ku blinin bimë të vogla pasi kishte vënë re se merrnin vazo të mëdha për t’i vendosur. Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove. Operacioni i arrestimit është kryer më 27 mars të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 13/06/2022 16:52

    ky tipi ishte biznesmen. Ci duhej politika. Prandaj eshte ne burg.

    Përgjigju
  • Louiu: 12/06/2022 18:25

    Eh mër Kajmak djali, rrije këtu se të mbronte babloku si Gjushin

    Përgjigju
  • Berat: 12/06/2022 16:46

    Mos punoni me maloket se do perfundoni te gjith brenda, jan njerez te pabes dhe spiuna

    Përgjigju
  • aicuni: 12/06/2022 16:25

    ketit edi rames po i futen te gjithe ne burg do jap doreheqjen apo si do i vej halli.

    Përgjigju
  • erton: 12/06/2022 13:45

    kokëpatate....

    Përgjigju
  • shqip: 12/06/2022 12:03

    Elita partie, elita shqiptare. qe te merresh me droge ska asgje te keqe secili e din vete cdon me ba por keto hyjne dhe ne qeveri e bashki e ste lajne as me punu . ky eshte problemi. Shkon me marre nje sherbim ne shtet te thote ai paguaj ne dac me ta ba.

    Përgjigju
    • Tori: 12/06/2022 13:15

      Faji është personal. Pra e ka Saliu

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!