Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti apo djali i dronit që ngriti flamurin autochtonous në ndeshjen Serbi-Shqipëri në stadiumin "Partizani" të Beogradit, rrezikon dy vite burg për akuzën e prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorit Gjergj Tako drejtuar Gjykatës së Tiranës e cila pritet të vendos më 14 korrik nëse do të dënojë apo jo Morinën.
Në pretencën e saj Prokuroria ka kërkuar në rast të një dënimi të Ismail Morinës konvertimin në shërbim prove të dënimit duke kushtëzuar Ballistin të kryej një krim tjetër apo të shoqërohet me persona me precedent penal.
Morina u prangos më 7 Tetor 2015 së bashku me 3 shokët e tij, 24 orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi e cila u luajt në "Elbasan Arena" dhe asokohe ai pranoi se e mbante armën për vetëmbrojtje.
Pas arrestimit gjykata e apelit e la Morinën me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ai po gjykohet në gjendje të lirë ndërkohë për tre shokët e tij është kërkuar nga 6 muaj burg për mos kallëzim krimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com