U kap duke konsumuar kokainë në lokal, lirohet 'Stresi'

Janë këto pamjet ku 48 orë pas arrestimit Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” doli para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Sapo vuri re pranin e kamerave, Stresi u mundua të shmangte filmimin, ndërsa seanca për të zgjati vetëm 5 minuta.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, të njëjtën masë konfirmoi dhe gjykata duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Stresi u arrestua në fundjavë nga Policia e Tiranës me tre akuza, si prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi.

Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia. Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur ka probleme me drejtësinë, ndërsa dhe arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 15/04/2018 14:14

    Per cfare duhet ta mbajne ne burg me taksat e shqiptareve, eshte perdorues le ta marri deri sa te iki per lesh nga zhavorri qe i shesin.Ne asnje vend te botes nuk te arreston njeri per perdorim dhe nuk e di pse policia gjen nje akuze pa lidhje jo prodhim e shitje narkotikesh dhe moskallezim krimi, kjo tregon sa te pa afte jane komplet amatore.

    Përgjigju
  • AMSTERDAMI: 15/04/2018 13:37

    PSE FSHIHET KY MIUSH MALOQERIE?????KUJT I FSHIHET KY PEDERI SALHALE VICIDOLIT????KY I DIPLOMUARI PER VJEDHJE NE BRUXELL????MJERE AI VEND CFARE KA PJELL E CFARE USHQEN.BANDA MALOQE E SAL HALE TERPORDHES PO FSHIHET DITA DITES BASHKE ME SUPERKRIMINELIN SALI???????

    Përgjigju
  • FREDI: 15/04/2018 13:32

    Ka raste qe kemi pare ne TV per nje cigare hashash 3 vjet burg ,por me keqja ndhodh sepse duke mos e ndalur ligji nje veprim te paligjshem ai veprim do te shumezohet me dhjete fishin e demit neser dhe pastaj analistet (parazitet )do bejne emisione si duhet apo si duhet te ishte ,nuk ka prind kushdo qofte qe te shoh femijen ne kete pozicion ,por cti besh nisesh per mire dhe ja rezultatet ,prandaj dhe gjykata duhet te jete me ashper qe tu tregoje qe ligji vepron

    Përgjigju
  • Dalipi: 15/04/2018 12:03

    Cfar lesh gjykatesh dhe drejtesi ka ky vend,shum djem te rije kalben burgjeve per nje gram droge,gjykata leron kriminel tillbtip stresesh,qe pasi lirohen jep intervista kashillik ligjet te emisjoni i Arjan Canit zone e shterguar. Adot ket ky vend drejtesi kuresesi jo.

    Përgjigju
  • c'far: 15/04/2018 11:56

    Jane keto shker***ta gjygjtaresh qe e lirojne per se dyti here ket çun krimineli apo nga friga e babit tij me presione,apo para.te ishte nje fukara do tu kalbete ne burg,çfar jan keto pisdheçe o gjykates te pa moralshem.

    Përgjigju
  • Maks: 15/04/2018 11:41

    Po ky djali mo po lufton kundra rames si drogaxi bashk me salen e monen

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 15/04/2018 09:50

    S'paska shkuar Belindi me deputetet e PD-se te ndjekin seancen dhe te protestojne per lirimin e tij?

    Përgjigju
    • Fredi: 15/04/2018 10:38

      I ka dale ne mbrojtje Luciano Boci me deklarate. Ai thote qe vajzen e ka fanse te cmendur te drogaxhinjve dhe se njerez si Stresi jane frymezim per vajzen e tij dhe karieren e tij politike. Luciano ka arrotur deri aty sa thote qe do ishte i lumtur te kishte nje dhender si Stresi dhe krushk Sali Lushen. Aq i entuziazmuar eshte saqe dhe gruan e tij e jep me qera tek kjo familje ordinere. Kerrici dhe Kerpaci jane te zene me " traun " , njerit imduhet ndihme, ndersa tjetres nuk po i del.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni