Policia e Dibrës ka “goditur” një tjetër rast të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe ka vënë në pranga një 27-vjeçar.
Nezir Kocja u kap në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit me mjetin tip 'Jeep', duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.
Policia sekuestroi një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga i riu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Komente











mos i hengert leket e atyre fakirave
Përgjigju