U kap pa dokumenta nga policia angleze, humb jetën tragjikisht shqiptari në Angli

U kap pa dokumenta nga policia angleze, humb jetën tragjikisht shqiptari në Angli

Franci Çoku

Një i ri shqiptar 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Britani, pasi pësoi një atak kardiak.

Bëhet fjalë për Franci Çokun, 26-vjeç i lindur në Divjakë kishte rreth një muaj që ishte larguar në Angli në kërkim të një jete më të mirë ndërsa ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit. Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga puna dhe para se të arrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën. 

Ndërkohë, familja e tij në Mucias, Divjakë, ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin i cili ndodhet ende në Angli. Në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para, të cilat do ta ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë