Dy kushërinj të parë, u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se shisnin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Saimir dhe Armand Nela 31 dhe 34 vjeç udhëtonin me një automjet, i cili u ndodh nga shërbimet e policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi” në zonën e Institutit, ku u ndalua për kontroll.
Aty u zbuluan 2 pako me 2 kg e 235 g kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Kokaina ishte e fshehur brenda një qeseje në makinë, ndërsa mbante mbishkrimin “Nando”.
Lënda narkotike kokainë që u kap nga agjentët e Komisariatit nr. 4 në zonën e Treshit në Tiranë dyshohet se ka ardhur nga Spanja me kamion, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Në Spanjë jeton vëllai i Saimirit, Ervin Nela, i cili dyshohet se është dërguesi nga atje. Këtu në Shqipëri vëllezërit kanë ndërtuar një vilë të madhe 4 katëshe, e cila dyshohet se është ngritur me para droge.
"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”. Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”, njoftoi policia.
Ata dyshohet se furnizonin me kokainë, qytetarë dhe grupe, të cilët e ndanin lëndën në doza, dhe e shisnin në zonat e “Alliasit” dhe “Oxhakut”. Dy djemtë e xhaxhallarëve akuzohen për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Saimir Nela dhe Armand Nela
Report Tv ka siguruar fotot e dy kushërinjve Saimir dhe Armand Nela, 31 dhe 34 vjeç, të arrestuar në Tiranë pasi u kapën me 2.2 kilogramë kokainë në automjet të ndarë në 2 pako.
Saimir dhe Armand Nela furnizonin me drogë kryesisht zonën e Alliasit dhe të Oxhakut. Kokaina ishte e fshehur brenda një qeseje në makinë, ndërsa mbante mbishkrimin “Nando”.
Komente









