Kryesuesja e trupit gjykues Irena Gjoka dha këtë vendim në një sallë ku gjyqtarja e pandehur Ademi mungoi ndërsa i pranishëm ishte vetëm avokati Ndokaj. Ademi Dhe Ndokaj u hetuan nga prokuroria pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kërkuan një qytetari 200 mijë lekë në këmbim të një vendimi gjyqësor, ndërsa arrestimi i tyre u bë në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, në më pak se dy muaj ka mundur të provojë mitmarrjen dhe të prangosë gjyqtaren dhe avokatin e të kompletojë dosjen e plotë të kërkesës për gjykim.
Sipas hetimeve rezulton se Ademi dhe avokati Ndokaj i caktuar kryesisht nga kjo gjykatë për shtetasin A.P që bëri denoncimin, kanë kërkuar që për të shmangur dënimin me burg duhej “një kafe” për gjyqtaren. Pas këtij denoncimi është bërë dorëzimi i kontrolluar i parave dhe avokati së bashku me gjyqtaren janë arrestuar në flagrancë.
Pas kontrollit fizik të gjyqtares Parashqevi Ademi dhe avokatit Gjovalin Ndokaj, uniformat blu mundën të sekuestronin dhe sasinë prej 200 mijë lekësh të cilat ishin paguar nga kallëzuesi A.P.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)