Tre persona janë arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar "Autenticiteti", pasi ishin përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.
Një 51-vjeçar, administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara. Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare.
Gjatë kontrollit në subjekt, policia gjeti dhe sekuestroi 16 dokumentet.
Ndërkaq, nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve të tjerë, në fshatin Nepravishtë dhe Sarandë u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë
DVP Gjirokastër/Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Autenticiteti”. Goditen 3 raste të përdorimit të dokumenteve false.
Kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, që me to të kryente transport ndërkombëtar mallrash, arrestohet 51-vjeçari.
Në pranga dhe 2 shtetas që posedonin 4 dokumente shkollore false.
Sekuestrohen 20 dokumentet.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve të përfshirë në falsifikim të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Autenticiteti”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit A. G., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, V. V., 45 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë.
-Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. G., administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash (për të tretë dhe/ose me qira), kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara, nëpërmjet të cilave autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare. Gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 16 dokumentet;
-Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve të tjerë, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara. 4 dokumentet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Vijon hetimi, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Komente







