Katër ditë pasi policia e Shkodrës prangosi tre persona të cilët mbanin mina telekomandë dhe arsenal armësh, sot Gjykata  e Shkodrës i ka lënë në burg ata.
 
Togat e zeza kanë konsideruar si të ligjshëm arrestimin duke iu caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Flamur Begën, Ilmi Isufajn dhe Shkelzen Metaliajn, pasi iu sekuestruan 6 mina të telekomanduara në distance, 2 pistoleta, 1 snajper dhe  2 celularë.

Flamur Bega
 
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese.
 
Operacioni u zhvillua pasi, dyshohet se personat ata ishin pjesë e një grupi kriminali që prodhonte dhe trafikonte lëndë plasëse dhe armë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)