U kapën me 20 kg kokainë në Itali, zbardhet dëshmia e Kajmakut dhe nipit të tij...detaji që mund t'i implikojë, ja çfarë u gjet në çantë

U kapën me 20 kg kokainë në Itali, zbardhet dëshmia e Kajmakut dhe nipit të tij...detaji që mund t'i implikojë, ja çfarë u gjet në çantë

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

ITALI- Agim Kajmaku dhe nipi i tij, Edmondi, kanë mohuar që të kenë lidhje me sasinë e kokainës prej 20 kg që u kap në Itali. Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino është shprehur se klientët e tij janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të drogës, mirëpo ai flet për një detaj që mund të ketë shërbyer për të implikuar Kajmakun në trafik droge. Avokati deklaroi se atyre u është gjetur një shirit ngjitës, por nuk ka qenë i njëjtë me atë që ishin mbështjellë pakot e kokainës.

Sipas dëshmisë, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në qytetin Grottammare, ku duhej të ngarkoheshin, duke thënë se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazot me lule. Ish-kryebashkiaku dhe nipi i tij 34-vjeçar me banim në Monterubbiano, mbahen ende në burgun e Fermos.

Arrestimi i Kajmakut ka qenë në qendër të diskutimeve në seancën e sotme parlamentare, ku Jorida Tabaku tha se ai ishte “simbol i qeverisë Rama”, teksa ky i fundit, tha se fakti që ai është pas prangave tregon se Reforma në Drejtësi funksionon.

Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Report Tv solli një ditë më parë rrugëtimin e Kajmakut në Itali. Ai u nis në Itali 5 ditë para se të arrestohej. Ai ra në prangat e policisë mesditën e 25 majit 2022, ndërkohë që një ditë më pas në Portin e Durrësit, u ndalua kamioni i  drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukë peshku dhe jo drogë

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë