"Jam kërcënuar me jetë në zyrën time"/ Garda merr në mbrojtje Rudina Hajdarin

Vetëm tre ditë pasi kryetarja e Grupit Demokrat, Rudina Hajdari deklaroi në Kuvend se është kërcënuar me jetë, ka ardhur edhe reagimi i parë i institucioneve ligjzbatuese.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hajdarit i është caktuar një punonjës Garde për tu kujdesur për sigurinë e saj.

Në seancën e ditës së hënë, Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se ishte kërcënuar në zyrën e saj, dhe për këtë i kishte dërguar një kërkesë Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit.

Hajdari nuk e tregoi emrin e personit që e ka kërcënuar, por kërkoi që të merren sa më shpejt masat që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk duhet të lejohen me njerëz të tjerë si përforcime, përpara se të ketë viktima në parlament.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Ruçi iu përgjigj duke thënë se shkresën ia ka dërguar ministrit të Brendshëm për të marrë masa për sigurinë e saj.

Por a ka lidhje kërcënimi i vajzës së Azem Hajdarit me atë që po ndodh në grupin Demokrat?

Deputeti Ligoraq Karamelo tha ekskluzivisht për Report Tv se ka qenë deputeti Korab Lita, i cili e ka kërcënuar. "Po, e ka kërcënuar Korab Lita" u shpreh Karamelo për Report Tv.

Por deputeti Korab Lita e mohoi një gjë të tillë, duke shtuar se nuk kanë debatuar dhe se nuk e ka kërcënuar Hajdarin.

Në datë 15 Tetor Rudina Hajdari tha se është ushtruar presion pikërisht nga Korab Lita dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim. Nuk dihet nëse deklarata e Hajdarit lidhet me këtë rast apo ndonjë tjetër, por debati brenda këtij grupi për drejtimin ende vijon.

Korab Lita që pretendon drejtimin tha se nuk i pranoi pesë deputetët e rinj që kërkuan të bëhen pjesë, por Rudina Hajdari pak ditë më parë tha të kundërtën. Të enjten e kaluar, Rudina Hajdari u shpreh se grupi u zerua dhe u konstituua me anëtarët e rinj.

 "Grupi Demokrat është zeruar dhe ka anëtarë të rinj" tha ajo ditën e enjte, por Korab Lita deklaroi sot se këta pesë deputetë nuk janë pranuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 01/11/2019 08:09

    Kjo eshte thjeshte strategjia e PD.Predorim I forces,brutalitetit qe mund te justifikohet lehtesisht nda genjeshtrs,mashtrimi e manipulimi I ngjarjeve.Kemi te bejme me nje parti e mbushur me te "forte" e mjafte e dobet intelektualisht ose thjeshte te pa afte per te menduar normalisht

    Përgjigju
  • rudina: 31/10/2019 11:23

    me falni zoti gazetar po kur kercenohet kjo rudina qe eshte deputete po une qe jam nje njeri i thjeshte kush me merr ne mbrotjtje apo e futja kot domethene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë