U kthyen të jetonin në pallatin e pabanueshëm prej tërmetit, çifiti në Laç: A lihet fëmija kështu? Pse na trajtojnë ndryshe? (VIDEO)

Një çift i ri në Laç po banon në një pallat të shpallur të pabanueshëm për shkak të tërmetit. Ata ndodhën në lagjen numër 4 dhe shprehen se kanë ardhur aty pasi i nxori i zoti i banesës ku qëndronin me qira. Çifti gjatë tërmetit është bërë edhe me fëmijë, ndërsa kryefamiljari shprehet se nuk kanë me çfarë ta ushqejnë.

"Unë quhem Nikolin Deda, banor i lagjes katër Kurbin. Banoj te pallati i konviktit, i cili ka dalë i pabanueshëm. Këtu ku banoj unë aktualisht jemi dy kurorë. Andej është dhoma e nënës, e cila pajiset me bonus qiraje ndërsa unë. Kështu që i lutëm shtetit të më ndihmojë me diçka se as bonus qiraje nuk marr, as ndihmë ekonomike dhe as asgjë nga bashkia, vetëm një qese me ushqime.

Djalin e kam katër muajsh dhe me ilaçe. kam qenë me qira por nuk paguaja dot tre muaj dhe s'munda ta paguaj më. Erdha këtu, por pallati është i pabanueshëm. I jam drejtuar bashkisë por më kanë thënë që nuk e përfiton bonusin e qerasë pa me treguar arsyen. Kam shkruar te bashkëqeverisja e Edi Ramës dhe më kanë kontaktuar duke më thënë se do ta zgjidhim. Më ka kontaktuar nën kryetarja e bashkisë dhe më tha do ta verifikojmë. E mora mbas 2-3 ditëve dhe më tha nuk e përfiton. I thash do ta kontaktoj prap qeverinë dhe t'i pyes përse nuk i përfitoj. Mesazhet i lexon, por nuk më kthen përgjigjje fare.

Si iu lejon bashkia të jetoni këtu kur ky pallat është shpallur i pabanueshëm?

Ku të shkojmë, madje as çadër nuk kam. Janë edhe dy tre familje të tjera të cilat e marrin bonusin e qirasë, jo në shtëpitë e veta. Unë e kam shtëpinë që më ka lënë nëna, nuk jam nda p[ër tërmetin, por qëkur jam martuar, që 18-vjeç. Mu s'më ka dhënë bonus qiraje. Këtu në këtë hyrje jemi dy kunorë. Jam duke jetu me 180 mijë lek të vjetra që marr prej djalit. Me ato jam i detyruar të laj bankën, se kam edhe kredi. Vetë rri edhe pa bukë. Të më gjejë një banesë me fut fëmijën. Dje ra një termet dhe u trishtova se mendova po më zë brenda. Unë nuk e kam hallin tim se unë rri edhe jashtë. Me çfarë ta ushqej?"

Sakaq edhe bashkëshortja e Nikolinit shprehet se kanë frikë se banesa mund t'i zërë brenda:

"Kemi një fëmijë katër muajsh, fëmija ka lind gjatë tërmetit, tre dit pas tërmetit. Jemi detyruar me dalë prej kësaj banesë sepse u bë i pabanueshëm. Kemi ndenjur me qira për tre muaj dhe ikëm sepse nuk kishim me sa ta paguanin dhe kemi ardhur prapë këtu. Familja nuk ka mundësi me na ndihmuar se deri më tani kanë bërë çfarë kanë patur mundësi. Bonus nuk marrim e papunë jemi të dy.

Ndjehemi të rrezikuar në këtë godinë. Një dridhje të vogël dhe detyrohemi të çohemi se tërmetin e kemi përjetuar shumë keq. Me e shemb këtë ne duhet të dalim jashtë. Të paktën një çadër, një ndihmë."

Sakaq më tej Nikolini shton se ka shitur mobiljet për kujdesin shëndetësor të djalit: "A lihet fëmijë në çadër?! Jo nuk lihet. I lutem të na gjejnë një banesë, qoftë edhe një dhomë se kam problem fare vetëm të fus djalin. Edhe po më dhanë çadër nuk e le dot djalin aty se deporton shiu. Djali është katër muaji e gjysmë. Mobiljet i kam shitur sepse kam patur djalin sëmurë dhe paratë më duheshin për operacion.

Unë jam i martuar dy herë për arsyet e mia dhe ky është fëmija i dytë. Unë kërkoj për shkak të fëmijës vetëm të fus kokën diku, se kam djalin katër muaj e gjysmë e s'mund ta lë as në çadër se e ka gjakun ujë."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROMA: 20/04/2020 14:29

    O RAMA NDIMOJIN KETA NJERZE ,MOSE GENJE POPULLIN NGA MENGJEZI NE DARKE DUKE FOLURE GENJESHTRA NE TE GJITHE MEDJET E EUROPES.me ardhka shume keqe per kete familje zoti qofte me ju.O djale mere rugen dhe ike ne itali duan puntore, vuane nje vite ,pore e ve jeten perpara , lerin vetem keta politikante te qelbure.SHQIPERIA NUK NDRYSHON DHE PER 20 VJETE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij