Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Vilën e Kuqe në Tiranë mbledhjen me drejtuesit politikë dhe ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë. Zëvendësministrat të cilët ishin gjithashtu pjesë e takimit, u larguan pas vetëm 15 minutash.

Në fokus të këtij takimi i cili zhvillohet i mbyllur, pa praninë e mediave, janë porositë që kryeministri Edi Rama u kishte lënë gjatë mbledhjes së 28 gushtit, në lidhje me 3 dokumentet strategjike të socialistëve ‘Besa’, ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’,  për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët.

Kryeministri u kishte kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë të dalin në zonat e tyre elektorale, të takohen me qytetarë për të evidentuar shqetësime e tyre, orientimin e problematikave te ministrat dhe ndjekjen hap pas hapi nga një zv/ministër deri zgjidhje.

Kjo qasje e re e shumicës qeverisëse për të dëgjuar problematikat e qytetarëve dhe ndjekjen deri në fund të tyre përmes një zinxhiri institucional, erdhi në frymën e protestave anti-qeveritare që vijojnë prej më shumë se 3 muajsh.

Nesër një tjetër mbledhje e rendësishme, ku Rama mbledh në Pallatin e Kongreseve grupin e parlamentar dhe ministrat e tij. Mendohet se në këtë takim, Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinetin e tij. Dhe në janar të këtij viti, ai bëri disa lëvizje në kabinet të cilat u njoftuan po në mbledhjen e përbashkët mes deputetëve dhe anëtareve të qevërisë.

Sot u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë. 

Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS, por ende nuk ka një datë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO)

 

Kryeministri Rama sapo ka mbërritur te Vila e Kuqe ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë.