U largua me lot në sy nga fusha, serbët: Ronaldon e nxorën me të kuq shqiptarët

U largua me lot në sy nga fusha, serbët: Ronaldon e nxorën me të kuq shqiptarët

Cristiano Ronaldo me lot në sy

Cristiano Ronaldo u largua mes lotëve kur mori kartonin e kuq të mërkurën në ndeshjen e “Chempions League” kundër Valencia-s. Portugezi i Juventusit humbi në këtë mënyrë mundësinë për të shënuar dy golat me 11-metërsh, por sipas mediave serbe ky ishte një episod i stisur nga Ronaldo, i ndikuar nga mafia shqiptare

Portali serb “Alo” shkruan se e gjitha është një komplot i organizuar nga mafia e vendit tonë. “Ronaldo është viktimë e keqbërsëve shqiptar,”-nis artikulli.

Shkrimi në portalet serbe


"Në kthetrat e turmës shqiptare. Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë përjashtimit tani. Gjithsesi është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të nxirrte me karton të kuq Ronaldon. Ndonëse disa media shkruajnë se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte paguar nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave.

Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Champions League.

Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon si mos më keq,”- shkruan ndër të tjera "ALO".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/09/2018 12:27

    Robt serbve, Jan bërë me hije nga Shqipëtarët.

    Përgjigju
  • bledi: 24/09/2018 22:29

    por serbet nuk jane ne regull cfare thone

    Përgjigju
  • Tom: 24/09/2018 19:40

    Mashtrime genjeshtra shpifje te kota pa kuptim...por serbet jane kriminelet numer nji ne ballkan edhe evrope.

    Përgjigju
  • profesori: 24/09/2018 19:31

    paskin rrjedhur me Shum nga mend se parlamentaret tane,paska genjeshtar me keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?