ZYRTARE/ U largua nga Ajax, mbrojtësi veteran bashkohet me Bayern Munich

ZYRTARE/ U largua nga Ajax, mbrojtësi veteran bashkohet me Bayern Munich

Daley Blind

Daley Blind është transferimi i parë për Bayern Munich në merkaton e janarit. 32-vjeçari pak ditë më parë konfirmoi largimin nga Ajax, klub në të cilin mbante edhe shiritin e kapitenit. Blind ka firmosur një kontratë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër nëse bind gjatë kësaj kohe.

Mëngjarashi shihet si zëvendësuesi i Lucas Hernandez që ka mbyllur sezonin, teksa edhe Pavard është në shitje nga bavarezët. Duket se klubi kampion në fuqi i Gjermanisë i ka bërë mirë llogaritë, duke afruar një lojtar me peshë dhe që ka luajtur për dy nga klubet më të mira në Europë. Kujtojmë se veç Ajax, Blind ka qenë për katër sezone edhe pjesë e Manchester United.

"Mezi pres të luaj këtu. Ne kemi pjesën më të rëndësishme të sezonit para, ku ka të bëjë me titujt dhe një klub si Bayern mund të fitojë çdo trofe. Uria për tituj këtu në klub ishte kyç në vendimin tim. Shpresoj se mund të sjell përvojën time për të ndihmuar ekipin. Do të jap gjithçka për Bayern Munich", tha Blind.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis