U largua nga Tirana pas gjashtë muajsh, mbrojtësi gjen akordin me 'Hirushen' e Superligës

U largua nga Tirana pas gjashtë muajsh, mbrojtësi gjen akordin me 'Hirushen' e Superligës

Lukman Hussein

Tirana zyrtarizoi sot largimin e mbrojtësit Lukman Hussein. 26-vjeçari u bashkua me bardheblutë vetëm gjashtë muaj më parë, ndërsa mungesa e hapësirave ka bërë që nigeriani të kërkojë suksesin gjetkë. Pas zyrtarizimit të largimit, Hussein është në negociata me një tjetër klub të Superligës.

Bëhet fjelë për Erzenin, skuadrën shijakase që po bën mirë në elitën e vendit edhe pse u rikthye pas 17 vitesh mungesë. "Hirushja" e Superligës duket se ka bindur mbrojtësin që të kërkojë "lirinë" nga bardheblutë për më shumë minuta.

Trajneri Xhevahir Kapllani ka bindur lojtarin polivalent që të ndërrojë ambient dhe me gjasë do jetë prurja e re e Erzenit. Shijakasit janë në vendin e tretë në Superligë me 24 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan