Ylli Pata: U larguan që nga mesi i viteve 90, ku janë sot homologët e Sali Berishës në vendet e Ballkanit

Ylli Pata: U larguan që nga mesi i viteve 90, ku janë sot homologët e Sali Berishës në vendet e Ballkanit

Natyrisht, argumenti apo shtrimi i logjikës së tyre bëhet vetëm nga ana e forcës për të qëndruar në skenë si një vlerë politike.  Në fakt, lidershipi ka të bëjë me shumë e shumë të dhëna e virtyte të tjera, të cilat pastaj janë pjesë e një raporti të balancuar të drejtimit në kohë dhe hapësirë.

Të gjithë bashkëkohësit e Sali Berishës në Ballkan, pra liderët postkomunistë që morën pushtetin pas rrëzimit të regjimeve komuniste, ikën nga pushteti ose në kapërcyell të shekullit të 21, ose në vitet e para të tij. E nuk po flasim këtu për jetën biologjike ngaqë disa edhe nuk jetojnë, por vetëm për atë politike. E në një histori të shkurtërt ja vlen të tregohen liderët e vendeve demokratike, e nuk po marrim për bazë rastin “Millosheviç”, pra postkomunizmit në Serbi.

Analogjia është një koncept tashmë i njohur i analizës dhe krahasimi me realitetin që na intereson bëhet më i qartë. E për këtë anologji, po marrim si shembuj: liderët e Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedonisë së Veriut.

Zhelju Zhelev

Lideri i parë postkomunist i Bullgarisë ishte Zhelju Zhelev, i zgjedhur President në vitin 1990. Një nga intelektualët disidentë më të njohur të regjimit komunist, ai në kulmin e diktaturës, publikoi librin “Fashizmi”, që ju hoq nga qarkullimi pasi nxirrte përfundimin se edhe diktaturat komuniste nuk ndryshonin me regjimet fashiste. Në vitet 90, ai u votua me një shumicë dërmuese të popullsisë si lideri i një koalicioni të qendrës së djathtë. Në vitin 1997, humbi primaret brenda federatës së partive të djathta me liderin e rid he ambicioz konservator, Petar Stojanov. Zhelev u tërhoq nga politika duke dhënë këshilla e ide të vyera për politikën e vendit të tij dhe Europën. E djathta bullgare ka nxjerrë shumë liderë të tjerë gjatë viteve e deri më sot, që u bënë Presidentë e kryeministra të vendit. Zhelev vdiq në moshën 79 vjeçare.

Ion Iliesku

Presidenti i parë rumun pas rrëzimit të liderit komunist Nikolae Çaushesku dhe ekzekutimit të tij, ishte Ilion Iliesku. Një politikan disident brenda radhëve të Partisë Komuniste Rumune, që gjatë “Revolucionit të Timoshoarës” themeloi “Fronin e Shpëtimit Kombëtar”, që e transformoi në parti të qendrës së Majtë.

Iliesku fitoi dy mandate si President i Rumanisë nga 1990-1996 e pastaj nga viti 2000-2004. Në vitin 2005 u largua nga politike, pasi i riu Mircea Geoana, i mori kreun e Partisë Socialdemokrate rumune në një garë brenda partisë. Ai u tërhoq përfundimisht nga politika në vitin 2008.

Milan Kuçan

Presidenti i Sllovenisë gjatë transformimit të madh në territoret e Jugosllavisë pos-titiste, Milan Kuçan, ishte lideri që solli në vend ndryshime të mëdha. Arriti ta pavarësojë Slloveninë pa shkrepur asnjë pushkë dh eta anëtarësojë në NATO e Bashkimin Europian. Supër popullor në vendin e tij edhe për natyrën e butë të drejtimit, ai qëndroi në pushtet për dy mandate. 1992-1997 dhe 1997-2002. Më pas u tërhoq nga politika, duke u bërë një këshillues për të mirat natyrore të vendit që duhet të ruheshin nga njerëzit.

Franjo Tugjman

Presidenti i Kroacisë që konsiderohet një hero kombëtar në vendin e tij, arriti të fitojë pavarësinë e Kroacisë dhe ndaloi me luftë pushtimin e territoreve kroate nga Serbia. Ai drejtoi një luftë të egër me Serbinë e Slobodan Millosheviçit, ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët e Sheshelit e Arkanit. Tugjman drejtoi vendin e tij deri në vitin 1999, kur vdiq nga kanceri. Tugjman, një partizan antifashist, më pas ushtarak në kohën e jugosllavisë, profesor universiteti, u kthye në një ikonë e nacionalistëve kroatë që përgatitën planin e pavarësimit të vendit nga Beogradi.

Kiro Gligorov

Juristi maqedonas, Kiro Kligorov u zgjodh President i Maqedonisë në vitin 1991, kur vendi shpalli pavarësinë dhe në OKB u njoh si FYROM: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ishte arkitekti i pavarësisë së vendit të tij pa luftë dhe siguroi një mbijetesë e tranzicion ekonomik të butë drejt sistemit të ri kapitalisht. Në vitin 1995 pësoi një atentat me makinë bombë çka e ktheu në hero, por në vitin 1999 ai u tërhoq nga politika. Vdiq në vitin 2012.

Momir Bullatoviç

Ai është njeriu që njihet në Shqipëri si personi që bëri me Sali Berishën marrëveshjen për të furnizuar me naftë Serbinë dhe Malin e Zi gjatë Luftës në Bosnjë e Kroaci, kur Millosheviçi ishte nën embargo nga OKB.

Mimir Bullatoviç është Presidenti i parë i Malit të Zi, i zgjedhur në vitin 1990 në krye të shtetit, ai u largua pasi humbi duelin me Milo Gjukanoviçin për drejtimin e partisë e më pas edhe presidencës. Përplasja me Millon ishte e qartë: Bullatoviç ishte i afërt me Sllobodan Milosheviçin dhe nuk donte që vendi i tij të afrohej me Perëndimin. Milosheviçi e afroi edhe si kryeministër i Jugosllavisë “formale” në 1998-2000 ku s’kishte pushtet, por më pas u largua nga politika. Mbeti deri në fund kundërshtar i hyrejes së Malit të Zi në NATO. Vdiq në vitin 2019 nga një atak në zemër.

Të gjithë këta politikanë që sot janë thjesht pjesë e historisë politike të Ballkanit, kanë nxjerrë nga “duart” e tyre një numër të madh politikanësh si Presidentë e kryeministra të vendit të tyre, të cilët edhe ata janë larguar tashmë.

Ndërkohë Sali Berisha, të vetmin kryeministër me të cilin punoi si President ishte Aleksandër Meksi, të cilit i mbylli duart e PD-së në vitin 1997. Historinë me “delfinin” Lulzim Basha që u kthye “tradhëtar” tashmë e dime, e na ka mbirë në bark për 9 muaj kjo histori, ku po bëhet gjithçka për tu rikthyer “i freskëti” siç thotë Bujar Kapexhiu…/TemA

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rosa: 02/05/2022 23:17

    Te gjithe keto liderat me lart kane nje te perbashket qe i dallon nga Sala. Pasi u kerrdisen me te zhvatur para e pasuri, i pranuan pa tezistence ofertat e pensionimit nga SHABA per largim te "bute" dhe zvendesim nga kandidatet e listave te Washingtonit. Ky bandilli yne nuk e pranoi. Kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK