Kujtimi u lind në Koplik të Shkodrës. Ai u regjistrua me këtë emër me prindër biologjik Anton e Rajmonda Sofja. Pas lindjes së tij ai ka jetuar deri në moshën 2-vjecare në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Ishte ky fati i tij që në lindje, kur në moshën 2-vjecare ai u birësua nga një familje nga Elbasani. Sot ai është Kujtim Muca në kërkim të rrënjëve biologjike. Me te njëjtin emër që i vendosën prindërit biologjik Kujtimi ka mbetur si një kujtim i shkuar i nënës që e lindi në vitin 1972.
Asgjë më shumë sesa kujtim i një braktisje, pavarësisht kësaj, ai që sot është bërë prind vetë kërkon të njoh gjakun e tij. Birësuar në vitin e largët të 1974 Kujtimi ka një kërkesë. Ishte viti 2005 kur ai nisi kërkimet intensive në gjurmët e nënës që e lindi. Kjo histori mbart edhe më shumë emocione kur iahin vetë prindërit birësuar ata që e shtunë këtë djalë shkodran të kërkojë rrënjët biologjike. Madje ishin të njëjtët prindër që i dhanë ata vetë informacione duke zbuluar secrete të këtij birësimi që Kujtimi të ketë mundësi të njohë të vërtetën e jetës së tij. Ajo që ka mësuar Kujtimi e shpie shumë pranë gjurmëve të prindërive biologjik.
Komento