Apeli i GJKKO e liroi pak ditë më parë nga qelia, paraqitet në SPAK Pandeli Kokaveshi! Shoqërohet nga avokati i tij

Bashkëpunëtori i Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi është paraqitur sot në SPAK pak ditë pasi fitoi lirinë. Kokaveshi shkoi në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi, raporton se Kokoveshi nuk është prononcuar për mediat.

Apeli i GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Sipas avokatëve të tij, Kokaveshi ka bërë transplant zemre disa muaj më parë.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës