Moderatorja shqiptare i ka surprizuar të gjithë me postimet e saj së fundmi në rrjetet sociale. Einxhel Shkira shihet e veshur nuse krah futbollistit të njohur të Juventusit, Emre Can. Bukuroshja shqiptare shkruan mbi foto se ajo dhe Emre kanë zhvilluar një dasmë intime.
“Më falni që nuk ju ftova miq të dashur, por ai dëshironte diçka shumë diskrete vetëm për ne të dy. Dita jonë e dasmës,”- thekson moderatorja Shkira krahas fotos. Por duket qartazi që këto foto janë të montuara dhe se kjo dasmë është thjesht në dëshirat e Einxhel. Ku i dihet, mund edhe t’i realizohet një ditë!