U mbajt 'e burgosur' nga xhaxhai, u dhunua dhe u la pa bukë...zhduket 17-vjeçarja! Motra: Babai s'interesohet, janë racë e egër (LETRA DYSHUESE)

TIRANË- Pranvera Myrtaj nëna dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.

Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë. Kthimi për pak kohë, do të ishte argëtim  me bashkëmoshatarët e saj. Në atë kohë, babai i Zogës, rezulton të jetë duke kryer dënimin me burg prej 14 muajsh dhe për këtë arsye, personi që do të kthehej në Shkodër pas 2 javësh, për të marrë Zogën ishte vëllai i madh i saj, Selimi. Por me të mbërritur në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ymerit, Selimi përballet me një fakt tronditës, pasi mëson se prej një jave, motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se askush nuk kishte asnje informacion për të.

Madje, asnjë pjesëtar i familjes së xhaxhait nuk e kishte lajmëruar Selimin, apo familjen e tij për këtë fakt. Një informacion rrjedh më vonë nga vajza e Ymerit, e cila i tregon Pranverës, nënës së Zogës, së Ymeri e kishte lënë dy ditë pa ushqim dhe se e kishte dhunuar shpesh herë derisa Zoga ishte larguar. Por Ymeri e mohon  vazhdimisht këtë pretendim

VIDEO/ Emisioni i plotë për rastin e Zogë Myrtaj

"E ka izoluar xhaxhai, e ka lënë pa bukë dhe është detyruar që të hidhet nga dritarja që të shpëtojë. Vajza e xhaxhait nga tregoi. Është 18-vjeçe. Më ka thënë e ka "rrahur baba , e ka lënë 2 ditë pa hëngër, ka ardhur i dehur nga Shkodra dhe ka dhunuar vajzën e tij", atëherë ne se kemi parë më. Jo nuk interesohet hiç babai. Janë racë e egër. Xhaxhai na ka rrah shpesh, edhe fëmijët e tij, edhe nusen e vet. Motra di të shkruaj vetëm emrin", tha Bardha.

Ndërsa babai, i cili vazhdonte të qëndronte në burg, njoftohet 10 muaj më vonë për largimin e vajzës së tij, lajm ky të cilin e merr nga bashkëshortja Pranvera, dhe jo nga vëllai i tij e cili e takonte atë çdo javë. Që nga shtatori  vitit 2013, asnjë denoncim në Polici  nuk është bërë për  Zoga Myrtaj, e cila rezulton të ishte vetëm 17 vjece. Ndërkohë, problemet mesfamilje së Zogës dhe xhaxhai nuk kanë të sosur. Për shkak të një debati për pronën, vëllai i madh, Selimi kryen një dënim prej 5 vitesh me akuzën plagosje me armë. Por sipas nënës së tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe së nuk është e vërtet që djali i saj ka kryer një veprim të tillë.

"Kur ka dalë nga burgu burgu...i kam thënë "vajzën e madhe nuk e kam më. M tha "Ku është"? I thashë "nuk është, mos pyet më". Nuk i ka thënë asgjë, nejmë e dalim; flasim e qeshim; I kanë rrah disa herë...Nuk interesohet për atë punë. Djali ndodhet në burg se ka plagosur xhaxhanë. Kemi pasur më herët një konflikt pronësie. E ka plagosur më vonë pasi të dhunoi vajzën. Nuk na lejojmë të mbajmë celular. Edhe këtu ai nuk e di që jemi. I kam thënë se do t'i bie mbrapa që të merr vetë për gocën', u shpreh mamaja e Zogës.

Por vetëm një vit e gjysmë më parë, mbërrin  një letër mbërrin në shtëpinë  e tyre. E në të, shkruhej:”Jam mirë , mendoj sa më parë të Bashkohem  me ju  dhe ndodhem në një vend shumë të sigurt.  Me dashuri Zoga!“ E bashkë me këtë fjali të pritur prej vitesh nga familjarët gjendej një foto e Zogës e realizuar, ndoshta pak kohe para se të niste letrën.

Informacionet e mbërritura në redaksinë e Report Tv
Një emigrant nga Greqia pretendon se ka parë Zogën në Greqi, në fshatin Kavalla. Ai tregon se ka pasur mundësinë që të të flasë me të dhe i ka treguar se në Shqipëri është dhunuar, ka pasur probleme me familjen. Ajo punonte si kameriere. Personi shprehet se e ka takuar para katër ditësh.

Një tjetër informacion e vjen nga Italia, ku një person pretendon se e ka parë në shtetin fqinj.

"Pa Gjurmë"
Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh