Tatuazhi në këmbë ka dekonsipiruar futbollistin e Manchester City-t Kyle Walker, i cili është kapur mat duke urinuar pas murit të një hoteli.
Mbrojtësi, duke menduar se ishte mbuluar mirë me xhup dhe kapuç, pasi ka kontrolluar për një çast rreth e qark ka kryer më pas nevojat personale. Gjithsesi ai është zbuluar nga një tifoz futbolli.Tifozi, i cili mbështet rivalët e Manchester United, njohu tatuazhet në këmbët e Walkerit kur mbrojtësi anglez u shfaq në ‘The Bridge’ në Prestbury, Cheshire rreth orës 15:25. Një tjetër ka rrëfyer kështu atë që ndodhi në tabloidin ‘ ‘The Sun’.
“Sapo kisha ardhur për të ngrënë me familjen time dhe befas po shikoj Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke urinuar pas një muri. Ishte diçka e keqe. Para se ta bënte këtë, ai pa përreth për të parë nëse ishte dikush aty,”-u shpreh tifozi.
Walker nuk ishte në ndeshjen e fundit kundër Liverpool, përballje e vlefshme për FA Cup për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.