U mbyllën për shkak të motit të keq, Kushi: Nga dita e hënë rihapen të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar

U mbyllën për shkak të motit të keq, Kushi: Nga dita e hënë rihapen të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar

Evis Kushi

Duke filluar nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, do të rihapen shkollat të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, të cilat ishin mbyllur për shkak të motit të keq.

Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku ka njoftuar se mësimi do të zhvillohet sipas skenarit të parashikuar më parë duke respektuar masat-AntiCovid: nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 - 5) në shkollë; maturantët në shkollë; dhe nxënësit e klasave 6 - 11 sipas skenarit të kombinuar.

Kushi thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021,  sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndër të tjera, duke cilësuar se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme, Ministrja Kushi siguron se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Pak ditë më parë, ministrja Kushi, njoftoi se për shkak të motit të keq që kishte përfshirë vendin u vendos që të mbyllen të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar dhr mësimi të zhvillohej online.

Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve, teksa prezantoi masat e reja Anti-COVID, njoftoi se ishte marrë vendimi për mbylljen e shkollave të mesme në 10 bashki të vendit, që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online deri me 26 shkurt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mami: 19/02/2021 00:12

    Jo vetem perhapes, sepse sot ka rreth 2000 femije te semure me covid 19, dhe 8 te shtruar ne repartit e infektimit te pediatrise. Pra te cosh femijet ne shkolle do te thote ti semuresh te gjithe dhe te gjithe do te semurin prinderit dhe gjysherit. Pra mendoni si per femijet tuaj. Mos i hapni shkollat do te kete vale tjeter e do te behemi si Italia ne fillim.

    Përgjigju
  • Agronsko: 18/02/2021 20:01

    Shkollat duhet te mbyllen sepse jane vatra te perhapjes se Covid 19. Femijet jane jo vetem mbartes por edhe perhapes te virusit. Fakti i infektimit te stafit te mesueseve eshte se femijet jane te infektuar

    Përgjigju
  • Mbyllini: 18/02/2021 16:06

    Mbyllini shkollat o ju mbyllte dera se na moret me qafe. Femijet na e sollen po tani po semuren dhe vete keq.

    Përgjigju
  • Visa: 18/02/2021 15:49

    Leri shkollat 9 vjecare te mbyllura . Po merrni ne qafe qindra familje. Eshte e pamundur te mos e kuptoni rrezikun . Pse duhet ti hapni shkollat 9 vjecare nderkohe qe rastet rriten cdo dite e me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë