Kanë kaluar 6 ditë dhe familja Shatza nuk ka rënë në gjurmët e trupit të familjarit të tyre, Hyqmet Shatza, i cili u mbyt mbrëmjen e së mërkurës në ujrat e lumit Buna, ndërsa polumbarët nuk po bëjnë asnjë kërkim.
Bashkëshortja dhe familjarë të tjerë i bëjnë apel shtetit dhe institucioneve që të kërkohet trupi i mbytur dhe të lihen mënjanë dallimet racore që sipas familjarëve kanë ndikuar
që shteti të mos bëjë kërkime në liqen.
“Më është mbytur vëllai prej 6 ditësh. Një kërkim të vetëm kanë bërë, as edhe një kërkim tjetër. I kërkoj qeverisë, i kërkoj shtetit me të madh se baba e 4 fëmijëve. Kam nënën 90 vjecc që qan e ma kërkon. I lutem qeverisë edhe partisë, edhe shtetit se nëna e prindër janë të gjithë dhe e dinë dhimbjen", thotë e motra e tij.
Ndërsa bashkëshortja e Hyqmet Shatzas thotë se nuk po e kërkojnë trupin e tij, pasi ai është shtetas rom.
“Babai i 4 fëmijve nuk gjindet 6 ditë. Sa mirë gjërat e tjera shteti I kërkon kur I përket, e burri im s’i përket se është shtetas rom e s’kemi që të japim gjë. i bëj lutje Saimir Tahirit, Edi Ramës që t’më kërkohet, të paktën të sillet në shtëpi. S’kërkoj ndihmë tjetër prej tij”, thotë bashkëshortja Fatbardha Shatza.
52 vjeçari, Hyqmet Shatza, u mbyt teksa peshkonte mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë që trupi i tij edhe pas 6 ditësh rezulton i humbur. Asnjë kërkim nga ana e polumbarëve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com