3 policë bashkiakë janë arrestuar këtë të hënë në zonën e Laprakës, për shpërdorim detyre. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Eduart Dafku,Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.

Sipas burimeve policore, policët e sipërpërmendur i lejonin tregtarët ambulantë që të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë cdo ditë. 

Hetimet ndaj tyre kanë nisur fill pas kallëzimit të tregtarëve dhe mësohet se janë ndaluar me urdhër-arrest të Prokurorisë së Tiranës.