COVID i mori jetën, fjalët prekëse të mjekut për Drini Dobin: Sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjëjve mantel-bardhë

COVID i mori jetën, fjalët prekëse të mjekut për Drini Dobin: Sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjëjve mantel-bardhë

Mjeku Arben Gjata dhe Drini Dobi

Pas ndarjes nga jeta të mjekut neurolog Drini Dobi për shkak të koronavirusit, miku i tij, mjeku Arben Gjata i ka kushtuar një disa fjalë prekëse.

Përmes një postimi në Facebook, Gjata ka kujtuar disa prej kohëve të mira që ka kaluar me mikun e tij.

E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës. Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe" - shkruan Gjata.

Dobi ndërroi jetë më datë 9 dhjetor në një spital në Itali ku kishte shkuar për trajtim ndaj koronavirusit.

Mjeku rezultoi pozitiv më 22 nëntor dhe që në fillim ka shfaqur simptoma të rënda shëndetësore. Mjekët italianë dhanë fillimisht shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohej shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë. 

Postimi i plotë në Facebook:

"Rruge te mbare Drin! Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë. E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës. Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe! Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere! Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve! Nisemi Drin! Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin. Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë. Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?! Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja.. Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora. I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin. Eja Drin! Erdhi koha për t'u nisur. Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport. A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin?

Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë "po".  Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë. Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë. Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë" - shkruan Gjata.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë