U nda nga jeta poeti Ylber Merdani, Rrëfimi: Poezitë që më çuan në burgun e Spaçit

 U nda nga jeta poeti Ylber Merdani, Rrëfimi: Poezitë që më çuan në burgun e Spaçit

Ylber Merdani

Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 84 vjeçare, Ylber Merdani një prej zërave që nuk heshtën për krimet e diktaturës. Ai ishte një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të Revoltës në burgun e Spaçit.

Ai ka dëshmuar se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës. Origjina e tij është nga një familje e shquar korçare, gati 300-vjeçare, e cila përjetoi një kalvar të gjatë përndjekjesh, duke vuajtur nëpër kampet dhe burgjet e regjimit komunist.

Ylberi, -  i biri i Fuat dhe Fatime Merdanit - ka vuajtur sistemin e përndjekjes, duke u dënuar nga viti 1967 ku u internua së bashku me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën, në Pulahë të Oparit dhe më pas, u arrestua më 9 qershor 1969 për disa poezi, të cilat i dërguan tek Sigurimi i Shtetit, miqtë e tij të ngushtë Petrika dhe Mihal Bacu, duke u dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cënonin diktaturën). Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit.

U lirua më 1977 dhe menjëherë pas daljes nga burgu, u internua në Shtyllë të Vithkuqit, atje ku e priste edhe familja e tij. Kalvari i vuajtjeve përfundon në 1990.

Në moshën 80 vjeçare mori titullin Kryetar Nderi i Shoqatës së të Përndjekurve në qytetin e Korçës. Z. Ylber Merdani ka kontribuar me shumë botime të tij për zbardhjen e krimeve komuniste jo vetëm për familjen Merdani, por edhe për bashkëvuajtësit e tij.

Per emisionin “Dosja k” ai ka lënë këtë dëshmi të rrallë për jetën dhe vuajtjet e tij në diktaturë.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale